RTSH 24 Live

Ekonomi

Doganat bllokojnë cigaret elektronike kontrabandë drejt Kosovës

09/02/2024

Doganat bllokojnë cigaret elektronike kontrabandë drejt Kosovës

Një kontejner ngarkuar me cigare elektronike në sasinë 1500 kg ose 34 420 copë, është bllokuar nga autoritetet doganore në Portin e Durrësit. Ai kishte mbërritur me anijen MCS Caledonia II, pasi ishte nisur nga porti italian i Gioia Tauro.

Nga kontrolli i ushtruar nga autoritetet doganore shqiptare ka rezultuar se cigaret elektronike ishin pa pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të Republikës së Kosovës.

Administrata doganore ka pezulluar procedurat e tranzitit, është bërë bllokimi i kontejnerit në sheshin e kontejnerëve në Portin e Durrësit dhe është kryer referimi pranë Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, parashikuar nga nenet 172 të Kodit Penal”.

/ rtsh.al/