RTSH 24 Live

Paris 2024

Distria Krasniqi në finale, siguron medalje olimpike

28/07/2024

Distria Krasniqi në finale, siguron medalje olimpike

Kosova e ka të sigurt medaljen olimpike, këtë e bën të mundur Distria Krasniqi. Xhudistja kosovare ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në finale në peshën deri në 52 kg, e sigurt për një medalje të argjendtë, por sigurisht që do të kërkojë të bëjë historinë duke fituar të artën.

Në gjysmëfinale, Distria kaloi italianen Odette Giuffrida, ndaj të cilës  tani ka shtatë fitore e katër humbje.

/rtsh.al/