RTSH 24 Live

Paris 2024

Pritja e delegacionit olimpik në Rinas, Fidel Ylli: Këto fitore treguan se duhet bërë më shumë për sportin

12/08/2024

Pritja e delegacionit olimpik në Rinas, Fidel Ylli: Këto fitore treguan se duhet bërë më shumë për sportin

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli ka përshëndetur të gjithë punë e bërë dhe sportistët që morën pjesë në lojërat Olimpike në Paris, ku Shqipëria u kthye kampione me dy medalje bronzi në disiplinën e mundjes “stil i lirë”.

Nga Rinasi ku u zhvillua ceremonia e pritjes së delegacionit olimpik shqiptar, Fidel Ylli tha se këto sportistë janë e ardhmja e sportit, ndërsa kërkoi që qeveria të bëjë më shumë për sportin.

“Sot është një ditë e rëndësishme për sportin shqiptuar pasi Shqipëria ka hyrë në listën e shteteve të komiteteve olimpike që kanë marrë medalje dhe kjo falë dy mundësve tanë të jashtëzakonshëm Islam Dudaev dhe Chermen Valiev, që na bënë krenar dhe ngritën flamurin shqiptar në arenën në Paris. Bënë që një flamur të shkonte në majat më të larta të aktiviteteve sportiv atë të lojërave olimpike. Falënderojë të gjithë për punën e përbashkët të jashtëzakonshme. Këto sportistë janë gur themeli për të ardhmen e sportit dhe për të dhënë mesazhin qeverisë se për sportin duhet bërë më shumë”, tha Ylli.

Pas fitores historike në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, mundësit shqiptar Islam Dudaev dhe Chermen Valiev ngritën dy herë flamurin shqiptar duke u dhuruar dy medaljet e bronzta në kategorinë 65 dhe 74 kg në disiplinën e mundjes stil i lirë.

/rtsh.al/