RTSH 24 Live

Paris 2024

Fitoret historike të Shqipërisë në Paris 2024, Veliaj: Sot fillon stërvitja për Los Angeles 2028

12/08/2024

Fitoret historike të Shqipërisë në Paris 2024, Veliaj: Sot fillon stërvitja për Los Angeles 2028

Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka shprehur vlerësimet dhe krenarinë për delegacionin olimpik shqiptar që mori pjesë në Paris 2024, ndërsa tha se flamuri shqiptar u ngrit dy herë në arenat e Parisit.

Gjatë një fjalë në ceremoninë e pritjes së organizuar në Rinas, Veliaj tha se kjo fitore është e të gjithë Shqipërisë. Lidhur me lojërat e ardhshme olimpike që do të zhvillohen në Los Angeles 2028, kryetari i bashkisë Tiranë tha se stërvitja nis që sot që të fitohen edhe më shumë medalje.

“Sot sollëm dy medaljet e para për Shqipërinë. Një respekt dhe mirënjohjeje jo vetëm për dy djemtë tanë që na bënë krenarë por edhe për bashkëpunimin i Bashkisë Tiranë me KOKSH për të bërë në lojë në skuadër ku secili ndihmon. Jam shumë krenar për punën që është bërë nga të gjithë. Stërvitja për 2028 fillon sot për tu siguruar që të dalim dhe më mirë dhe më të fortë. Kur e di që ka disa njerëz që të pranojnë suksesin e dikujt tjetër do u thoja se kjo është sukses për Shqipërinë dhe jo individuale Është ngritur dy herë flamuri për Shqipërinë, dhe ‘cic-micet’ politike janë të pavlera”, tha Veliaj.

Mundësit shqiptar Islam Dudaev dhe Chermen Valiev ngritën dy herë flamurin shqiptar duke u dhuruar dy medaljet e bronzta në kategorinë 65 dhe 74 kg në disiplinën e mundjes stil i lirë në Paris 2024.

/rtsh.al/