RTSH 24 Live

Politikë

Dhuka: Miratuam pozicionin negociues për hapjen e negociatave. Opozitë –pozitë, bashkë për integrimin

02/10/2024

Dhuka: Miratuam pozicionin negociues për hapjen e negociatave. Opozitë –pozitë, bashkë për integrimin

Kryenegociatorja e Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në BE, Majlinda Dhuka bëri të ditur se në javët në vijim do të mirëpresim organizmin e konferencës së dytë ndërqeveritare për procesin e hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE. Qeveria miratoi sot pozicionin negociues për çeljen e negociatave për grup-kapitujt e parë.

Dhuka tha se Shqipëria ka bërë progres drejt përmbushjes së reformave dhe kushteve për anëtarësim, ndërsa shtoi se lidhur me integrimin në BE pozita dhe opozita kanë marrë vendimet së bashku pavarësisht politikes dhe ngjarjeve të ditës.

“Miratuam pozicionin negociues për çeljen e negociatave për grupin e parë të kapitujve që njihen si Themeloret. Me këtë vendim Shqipëria hyn në një fazë të re në procesin e negociatave me BE. Ky është proces kompleks, dinamik, me zhvillime pozitive si në drejtim të progresit dhe reformave të vendit por dhe në drejtim të BE. Në javët në vijim Shqipëria mirëpret vendimin e vendeve anëtare të BE dhe mirëpret organizmin e konferencës së dytë ndërqeveritare sipas vendimit të vendeve të BE. Shqipëria ka bëtë progres të dukshëm në reformat e rëndësishme përfshirë atë në drejtësi dhe reforma të tjera në lidhje me funksionimin e institucioneve. Sa i përket pozitës dhe opozitës ato janë bashkë për sa i përket anëtarësimit dhe i kanë marrë bashkë këto vendime të rëndësishme pavarësisht politikës së ditës”, u shpreh Dhuka.

/rtsh.al/