RTSH 24 Live

Sociale

Dashuron këngën dhe pianon, Jasemin Çaku ishte vetëm 4 vjeçe kur konkurroi në “Bilbilat e Vegjël”

9 orë para

Dashuron këngën dhe pianon, Jasemin Çaku ishte vetëm 4 vjeçe kur konkurroi në “Bilbilat e Vegjël”

Jasemin Çaku, vajza e talentuar nga Shkodra, ishte vetëm 4-vjeçe kur për herë të parë mori pjesë në konkursin “Bilbilat e Vegjël”, në Qendrën Kulturore të Fëmijëve, e cila mban emrin “Kujtim Alija”, për tu bërë më pas pjesë e festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmijë. Që nga ajo periudhë e deri sot në moshën 12 vjeçare, Jasemin merr pjesë rregullisht në finalet e “Bilbilave të Vegjël”, ku është vlerësuar 2 herë me çmime të para një të tretë tek Tirana Talent”.

Kam qenë 4 vjeç dhe kam fituar inkurajues dhe në moshën 5 vjeçare kam marrë pjesë në Festivalin e Fëmijëve”, u shpreh këngëtarja Jasemin Çaku.

Vitin e kaluar në festivalin mbarëkombëtarë të fëmijëve Jasemin rrëmbeu çmimin e tretë me këngën e kompozitorit Zef Çoba. Përveç këngës, vogëlushja ndjek prej gjashtë vitesh edhe kursin e pianos, me mësuese Viola Paçramin.

Jasemin Çaku është në klasën e gjashtë në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” dhe është ndër nxënëset më të dalluara të shkollës.

Gazetar: M. Rakaj 

/rtsh.al/