Pensionistët në qytetin e Elbasanit kanë nisur të tërheqin bonusin e pranverës miratuar nga qeveria.
Fluksi i tyre vërehet në çdo qendër postare të tërheqjes së pensioneve.
Për çdo pensionist, i cili të ardhurat e tij mujore i ka 20,000 leke do të marrin shpërblim 10,000 lekë, ndërsa ata që marrin më pak se 20, 000 lekë në muaj do të përfitojnë bonus 15,000 lekë.
Bonusin e pranverës e përfitojnë edhe invalidët, si dhe gratë dhe burrat e ve, që pavarësisht se sa pension marrin do të kenë bonusin maksimal 15,000 Lekë.
/rtsh.al/