RTSH 24 Live

Sociale

Korçë - Depistimi për kancerin e gjirit, gjatë marsit do të kryhen mamografi falas

9 orë para

Korçë - Depistimi për kancerin e gjirit, gjatë marsit do të kryhen mamografi falas

Edhe përgjatë muajit Mars do të ofrohet analiza e mamografisë falas pranë Poliklinikës së Korçës.  Kjo nismë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale synon zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe parandalimin e tij. Nada Nasto, Shefe e Kujdesit Shëndetësor Parësor Korçë thotë se nga viti në vit, vihet re një rritje e ndërgjegjësimit për kryerjen e mamografisë, ndërkohë thekson faktin se gjatë muajit tetor i cilësuar si tetori rozë, u kryen 1067 mamografi.

Në bazë të urdhrit të ministrisë së Shëndetësisë gjatë muajit mars mamografia në poliklinikën e spitalit rajonal Korçë, do të jetë e hapur me një orar të zgjatur me vetëm kartën e identitetit”, u shpreh Nada Tërpo, Shefe e Kujdesit Shëndetësor Parësor.

Kanceri i gjirit renditet si shkaktari i parë e vdekjeve tek femrat ndaj është e rëndësishme parandalimi por dhe kurimi pasi nëse kjo sëmundje kapet në stadin e parë, është e shërueshme.

Kontrollet periodike shpëtojnë jetë, ndaj apeli që vjen për të gjitha gratë e vajzat është që të mos e lenë pas dore shëndetin e tyre.

Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/