Dëmtimi apo mungesa e urave ishte kthyer në shqetësim për shumë fshatra në Bashkinë e Mirditës, pasi sillte izolim të banoreve dhe rrezik për jetën e tyre. Kjo problematike disa vjeçare ka nisur të marrë zgjidhje, gjatë muajve të fundit, falë investimeve që po realizohen.
Bashkia Mirditë ka ndërtuar 10 ura 3 prej të cilave në Njësitë Administrative Fan dhe Kthellë në bashkëpunim me forcat e ushtrisë. Kryetari i Bashkisë Mirditë Albert Mëlyshi thotë ndërtimi i këtyre urave ishte domosdoshmëri, për të krijuar lehtësi në lëvizjen e banoreve drejt qendrave urbane.
“Urat të cilat lidhin fshatra me njësitë administrative, ku banorët ishin të detyruar të kalonin në ura paralele”, u shpreh Albert Mëlyshi, Kryetar i Bashkisë, Mirditë.
Shembja e këtyre urave kishte ardhur nga vërshimi i përrenjve dhe lumenjve malor, duke vështirësuar lëvizjen e banoreve kryesisht në zonat e thella. Ndërkohë Bashkia Mirditë po tregon vëmendje edhe ndaj mirëmbajtes së rrugëve rurale në territorin e saj, për të krijuar sa më shumë lehtësi në lëvizje në këto zona malore.
/rtsh.al/