RTSH 24 Live

Ekonomi

Balluku: Nga 2 prilli, Shqipëria dhe Izraeli lidhen direkt përmes fluturimeve të ndërsjella

4 orë para

Balluku: Nga 2 prilli, Shqipëria dhe Izraeli lidhen direkt përmes fluturimeve të ndërsjella

Zv. kryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar se duke nisur nga data 2 prill, Shqipëria dhe Izraeli do të lidhen direkt përmes fluturimeve të ndërsjella.

Në një reagim në Facebook, Balluku shpreh sot se kjo linjë direkte fluturimi zgjeron mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve që historia i ka lidhur ngushtë prej kohësh.

Gjatë vizitës në Izrael, Balluku takoi Dina Ben-Tal Ganancia, drejtore e përgjithshme e kompanisë ajrore kombëtare izraelite ELAL.

Fluturimi inaugurues më 2 prill, do të sjellë në Tiranë personalitete të fushave të ndryshme nga sektori turizmit dhe showbiz-it, me fokus promovimin e vendit tonë si një atraksion turistik më interesant për Evropën, theksoi Balluku.

/rtsh.al/