RTSH 24 Live

Televizion

Dafina Zeqiri nënë? Këngëtarja: Kreshniku është gjithçka dua!

14/04/2024

Dafina Zeqiri nënë? Këngëtarja: Kreshniku është gjithçka dua!

Me shumë rrëfime ekskluzive ishte dalja e Dafina Zeqirit në programin e Ermal Peçit 'E diela jonë'. Këngëtarja ndau me publikun si rrallë herë në ekranet shqiptare detaje nga njohja me partnerin e saj.

'Kreshnikun e njoh prej 15 vitesh e kam shok shumë të mirë. Ai ka qenë gjithmonë aty për mua. E kam thirrur në telefon edhe kur kam qënë 'heartbroken'. Nuk e kam ditur që ka një pëlqim ndaj meje. E kam konsideruar si familje që në fillimet e mia të karrierës. Thonë që e ke dashurinë e jetës aty po se sheh. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë. Kur u lidhem bashkë e kemi ditë që ne do krijojmë familje.'

Ermali e pyeti Dafinën rreth lajmit të pritjes së ëmbël por edhe rreth faktit se sa gati është të bëhet nënë.

'Jemi shumë të hapur që kemi një fëmijë. Kurdo që të vij e kemi të mirëpritur. Nuk kam bërë testin sot dhe nuk e di nëse jam shtatëzënë dhe tani.

Vetvetiu kur të bëhem nënë e di që do kaloj prioritet fëmija dhe jo koncertet.'

Por si është Dafina si një nuse shtëpie? E mësuar me koncertet e turnet larg shtëpisë, a është ajo e dhënë pas punëve të shtëpisë?

'Ska gjë që nuk bëj, unë fshij, laj, gatuaj. Kur vijnë bashkëpunëtorët e mi në shtëpi për ndonjë spot më thonë Dafina po të vjen shtëpia era pastërti. E kam prej fëmijërisë që kemi qënë vajza dhe jemi kujdesur për njëra-tjetrën.'

 

/rtsh.al/