RTSH 24 Live

Ekonomi

Çelet ekspozita edukative “MONEY smART – Edukim financiar për të gjithë''

15/06/2024

Çelet ekspozita edukative “MONEY smART – Edukim financiar për të gjithë''


Banka e Shqipërisë dhe Banka Botërore, me mbështetjen financiare të SECO, çelën ditët e fundit Ekspozitën edukative “MONEY smART – Edukim financiar për të gjithë". 

Kjo ekspozitë është fryti i parë i Strategjisë së Bankës së Shqipërisë për Edukimin dhe Përfshirjen Financiare, strategji e miratuar në fillim të vitit 2024, si dëshmi e angazhimit serioz të Bankës së Shqipërisë në këtë fushë. 

Në panelet e ekspozitës ka informacion të larmishëm dhe me fokus konsumatorin mbi çështje financiare. 

Një ndër temat e trajtuara janë remitancat, për të cilat diskutohet ndërkombëtarisht çdo 16 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Remitancave Familjare. Remitancat janë një fluks i rëndësishëm kapitali për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Si të tilla, ato janë një shtysë për rritjen e përfshirjes financiare dhe një mjet për të nxitur potencialin zhvillimor të vendit.

Ceremonia çelëse e kësaj ekspozite ishte organizuar në  mënyrë të veçantë. Fëmijë të grumoshave të ndryshme, mësuan, por edhe u argëtuan në këndet e artit.

Të pranishmit u përshëndetën nga Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi. Ajo tha se  bota e financave ka qenë gjithmonë një fushë e vështirë për t’u kuptuar nga publiku i gjerë. Por rritja e produkteve dhe shërbimeve që ofron tregu e kanë kthyer në domosdoshmëri zotërimin e një niveli minimal kulture financiare për një vendimmarrje të informuar e që përfiton nga mundësitë e ofruara e që shmang rreziqet. 

Ekspozita edukative “MONEY smART – Edukim financiar për të gjithë" do të jetë e hapur deri në datën 28 qershor 2024.


/ rtsh. al /