RTSH 24 Live

Kosovë

Brnabiq: Heqja e kërkesës së Kosovës nga agjenda e KiE, fitore e rëndësishme

05/03/2025

Brnabiq: Heqja e kërkesës së Kosovës nga agjenda e KiE, fitore e rëndësishme

Kryeparlamentarja e Serbisë Ana Brnabiq ka reaguar pas heqjes nga agjenda e Komitetit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të KiE të kërkesës së Kosovës për status special.

Brnabiq e konsideroi vendimin si një fitore të vogël por domethënëse për Serbinë.

“Dua t'ju informoj për një çështje të rëndësishme, një fitore të rëndësishme të vogël, por domethënëse për Serbinë. Sapo fola me kryetaren e delegacionit tonë në APKE, Biljana Pantić Pilja, e cila më informoi se arritëm të heqim nga rendi i ditës së Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kërkesën e Kosovës për të qenë e ftuar speciale në Bnabi",u shpreh ajo.

Mbledhja e Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës është duke u mbajtur në Paris.

Sipas kryeparlamentares serbe, 21 anëtarë të Komitetit Politikë votuan pro propozimit të Serbisë për heqjen e propozimit të Kosovës nga rendi i ditës, ndërsa dhjetë votuan kundër.

/rtsh.al/