RTSH 24 Live

Sociale

Blegtoria, sektori që sjell të ardhura, Dritan Zilfo nga Picari mbarështon 150 krerë dele

03/04/2024

Blegtoria, sektori që sjell të ardhura,  Dritan Zilfo nga Picari mbarështon 150 krerë dele

Teksa moshatarët e tij loznin ju desh që në moshë të vogël të merrej me kullotjen e bagëtive te kooperativës, nga ku nisi edhe pasioni , sot pas mbi 30 vitesh numëron 150 krerë dele. 

Mbarështimi i bagëtive të imta ka dhe vështirësitë e tij të shumta tregon ai. “Është pak e vështirë, t’i kullotësh, t’i shtosh” tha blegtori.

Blegtori Zilfo tregon se para pak ditësh ka kryer edhe aplikimin për të përfituar mbështetje me subvencione ku edhe këtë vit njëlloj si vitet e kaluara pret të dali përfitues , ndërsa vlerëson mbështetjen e dhënë nëpërmjet subvencioneve. 

Kam 5-6 vite që e kam marrë. Është shumë ndihmuese”, tha Zilfo.

Në vitet e fundit në vendin tonë ka më pak dhi, dele dhe lopë. Braktisja e fshatrave ka sjellë rënien e numrit të blegtorisë.

Sipas blegtorëve, të rinjtë po heqin dorë nga gjëja e gjallë, sepse është një punëve vështire për ta.

RTSH