RTSH 24 Live

Politikë

Benet Beci betohet si Kryetar i Bashkisë Shkodër: Tanimë nis puna për projektet dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve

19/06/2023

Benet Beci betohet si Kryetar i Bashkisë Shkodër: Tanimë nis puna për projektet dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve

Benet Beci është betuar këtë të hënë si kryetar i Bashkisë së Shkodrës. Në fjalën e tij para anëtarëve të këshillit bashkiak të Shkodrës, Beci deklaroi se në fokus të punës së tij do të jetë përmirësimi i jetesës së qytetarëve, rritja ekonomike, mbrojtja e mjedisit, promovimi i hapësirave, ideve dhe nismave.

Beci u shpreh se Bashkia e Shkodrës do e ketë derën e hapur për të gjithë qytetarët të cilët do te kenë nevojë të dëgjohen. Beci theksoi se tanimë nis puna për projektet dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Ne do fokusohemi në përmirësimin e cilësisë së jetës, në mbrojtjen e mjedisit, promovimin e hapësirave ideve dhe nismave, rritjen ekonomike. Duhet të punojmë për fëmijët e së nesërmes. Vullneti ynë, bashkëpunimi me njëri-tjetrin, qeverinë, donatorët. Besimin që na kanë dhënë qytetarët janë garanci për suksesin tonë. Pavarësisht përkatësive tuaja, ky këshill përfaqësohet nga shumë grupime politike. Duhet dëgjuar fjala e të gjithëve, nuk ka ndasi, qytetarë të dorës së dytë, sa larg nga bashkia janë.

Do gjejmë mundësinë më të mirë për të punuar për të gjithë ata, për fëmijët tanë, të punojmë pa asnjë ngurrim për çdo grup. Kjo është bashkia e shkodranëve dhe dera është e hapur për të gjithë. Administrata e bashkisë, institucionet në varësi të saj dhe unë, jemi në shërbim të tyre me dinjitet, rregulla dhe përkushtim”, tha Beci.

zgjedhjet e 14 majit, Benet Beci arriti të merrte më shumë se 11 mijë vota kundrejt kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia i cili mbante postin e kryetarit të bashkisë së këtij qyteti.

/rtsh.al/