RTSH 24 Live

Ekonomi

Balluku inspekton punimet për rrugën Berat-Ballaban: Nxit zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit

03/02/2024

Balluku inspekton punimet për rrugën Berat-Ballaban: Nxit zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit

Ndërtimi për rrugën Berat – Ballaban në lotin e 3-të është në nivelin e 34 përqind të realizmit. Ky segment rrugor ka një gjatësi prej 16 kilometrash.

Në të gjithë gjatësinë e lotit numër 3 është hapur traseja dhe po vijon puna me ndërtimin e veprave të artit. Punohet gjithashtu edhe për mbrojtjen e skarpateve dhe mureve mbajtëse.

Ministria e Infrastrukturës Belinda Balluku ka inspektuar punimet e deritashme ku ka theksuar se ndërtimi i këtij aksi rrit edhe mundësinë e zhvillimit te turizmit.

Kjo do jetë një rrugë shumë e rëndësishme për zhvillimin bujqësor dhe atë turistik. Është një krahinë e jashtëzakonshme përsa i përket bukurive natyrore dhe duhet pasur parasysh që rruga Berat-Ballaban kalon përmes Beratit, Skraparit, Përmetit dhe Tepelenës, kështu që prekim dhe rajone të rëndësishme si të zhvillimit bujqësor ashtu dhe të zhvillimit turistik”, tha Balluku.

Përmirësimi i këtij aksi shkurton kohën dhe distancën e udhëtimit automobilistik ndërmjet bashkive Përmet, Tepelenë, Memaliaj dhe Gjirokastër me bashkinë Berat, ndërsa pritet të krijojë akses më të afërt edhe me shtetin fqinj Greqinë, nëpërmjet pikës doganore “Tre Urat”.

/rtsh.al/