RTSH 24 Live

Ekonomi

Fermeri nga Libohova, Krenar Meçani rrëfen pasionin e trashëguar për bujqësinë

28/11/2024

Fermeri nga Libohova, Krenar Meçani rrëfen pasionin e trashëguar për bujqësinë

I riu 36 vjeçar, Krenar Meçani nga qyteti i Libohovës që prej fëmijërisë mësoj të përkujdeset për kultura të ndryshme bujqësore. Ai e ka trashëguar këtë zanat nga familja e tij dhe vijon ende ta ruaj plot pasion.

Fermeri nga Libohova tashmë ka zgjedhur që të përkujdeset për më shumë se 400 rrënjë ullinj në zonën e Libohovës.

Ulliri do shumë pak kujdes, pas vjelës duan krasitje, dhe një spërkatje verore” tregon ai.

Është jo vetëm trashëgimia por edhe pasioni që ka për bujqësinë që e bëjnë fermerin nga Libohova nga viti në vit ti shtoj sipërfaqet e mbjella dhe të investoj në sektorin e bujqësisë.

/rtsh.al/