RTSH 24 Live

Ekonomi

Raporti i FMN: Vazhdoni me reformat për rritjen gjithëpërfshirëse ekonomike

26/11/2024

Raporti i FMN: Vazhdoni me reformat për rritjen gjithëpërfshirëse ekonomike

Në përmbyllje të vizitës së nëntorit në Tiranë, ekipi i fondit monetar ndërkombëtar ka publikuar raportin në të cilin kërkohet të vijohet me reforma më të thella për të arritur një rritje gjithëpërfshirëse dhe për të përshpejtuar konvergjencën e të ardhurave me BE-në për të maksimalizuar përfitimeve nga anëtarësimi në BE.

Një tjetër sugjerim qe vjen nga ekipi  FMN është edhe përditësimi i programeve të arsimit dhe formimit, duke parë nga nevojat e tregut, përfshi përmes përmirësimit të formimit profesional, përparimit të agjendës digjitale dhe rritjes së pjesëmarrjes së forcës së punës nëpërmjet rritjes së qasjes në shërbimet e kujdesit për fëmijën, do t’i jepte një shtysë afatgjatë perspektivës për rritje të Shqipërisë.

Duke u ndalur tek infrastruktura FMN vendos thekin se tejkalimi i pengesave në infrastrukturë mbetet thelbësor për përmirësimin e ndërlidhshmërisë.

Edhe pse kanë nisur një sërë projektesh, përfshi ndërtimi i një aeroporti të ri dhe një porti turistik, rrjeti i transportit është ende mbrapa ekonomive të BE-së. Prodhimi i energjisë elektrike hidrike në Shqipëri përbën një burim të pastër energjie.

Megjithatë, ai është i ndikueshëm nga kushtet e motit. Përpjekjet e vazhdueshme për diversifikim në lloje të tjera të energjisë së ripërtëritshme me kapacitete ruajtëse do të jenë thelbësore për sigurinë energjetike shkruhet ne raportin e FMN.

Strategjia Ndërsektoriale kundër Korrupsionit duhet miratuar këtë vit sipas planit, duke siguruar ndërkohë që Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të vazhdojë të ketë burime të mjaftueshme thuhet ne raportin e FMN.

Gazetare: Amela Koçerri

/rtsh.al/