RTSH 24 Live

Politikë

Hoxha: Guri tjetër i SPAK për Berishën, 21 Janari. Nëse merret i pandehur ka provat për masë

27/11/2024

Hoxha: Guri tjetër i SPAK për Berishën, 21 Janari. Nëse merret i pandehur ka provat për masë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha rifitoi lirinë pas 11 muajsh në arrest shtëpie, i hetuar për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, por për gazetarin Poli Hoxha problemet e ish-kryeministrit me drejtësinë nuk kanë mbaruar.

Në studion e emisionit “3D” në RTSH ai tha se çështja e 21 Janarit është një tjetër “gur” në duart e SPAK, teksa theksoi se nëse Berisha merret i pandehur, ka prova të mjaftueshme që ndaj tij të caktohet një masë sigurie.

“Kjo çështja juridike për Berishën sapo ka filluar. Bëhet fjalë për një dosje e cila ka edhe disa fashikuj të rëndë për fshehje të pasurisë. Është hera e parë që dhëndrin, Jamarbër Malltezin e veçojnë. Shkoi vetëm Berisha për herë të parë, ndërkohë që ata bashkë i kanë çuar, një çështje. Nuk ka kuptim logjik që gjyqtarja që ka në dorë një çështje tjetër me afat deri në datë 14, ka një konflikt interesi sepse kundërshtarët e Berishës, nëse ajo e kthen dosjen, do e vënë në dyshim. Nuk ka pse i njëjti gjyqtar të merret me këto të dyja. SPAK ka edhe një gur tjetër në dorë që në dijeninë time po ecën shumë shpejt, hetimi i 21 Janarit. Dhe nëse e merr të pandehur, sepse nën hetim e ka, nëse e merr të pandehur, ka prova për masë. Berisha e ka precedentin që nuk la gardistët të shkonin, u konfliktua me prokuroren e përgjithshme për provat”, u shpreh ai.   

/rtsh.al/