RTSH 24 Live

Politikë

Baçi: Gjyqtarja që liroi Berishën ka dalë jashtë skemës së Ramës. U vu drejtësia në vend

27/11/2024

Baçi: Gjyqtarja që liroi Berishën ka dalë jashtë skemës së Ramës. U vu drejtësia në vend

Vënie të drejtësisë në vend e ka konsideruar deputeti i PD-së, Luan Baçi lirimin e Sali Berishës nga arresti i shtëpisë. Në studion e emisionit “3D” në RTSH, Baçi tha se e gjithë procedura e ndjekur ndaj Berishës, që nga denoncimi, ka qenë e parapërgatitur politikisht. Por, sipas tij, ajo gjyqtarja që dha vendimin për lirimin e tij “doli jashtë skemës së Ramës”.

Berisha është i akuzuar politikisht dhe gjyqësori e di mirë që e gjithë procedura që është ndjekur për Berishën ka qenë e parapërgatitur se ku do të shkonin në fund me Sali Berishën. Vendimi i gjykatës është i drejtë. Gjyqësori ka ngelur se s’ka ça bën më. Gjyqtarët kanë dalë jashtë skemës së Ramës se nuk kanë çfarë të bëjnë më. Protestat, mbështetja, patjetër është presioni i qytetarëve, presioni pozitiv për të vënë drejtësinë në vend dhe kjo është vënie e drejtësisë në vend”, tha ai.

/rtsh.al/