RTSH 24 Live

Politikë

Shpërthen Gjikondi: Vendim politik i gjyqtares që liroi Berishën. Tregoi mirënjohje për ata që e vunë

27/11/2024

Shpërthen Gjikondi: Vendim politik i gjyqtares që liroi Berishën. Tregoi mirënjohje për ata që e vunë

Juristja Brisida Gjikondi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH e komentoi vendimin e dhënë për Sali Berishën, si një vendim politik, dhënë nga një gjykatëse qartazi që ka kompromentuar zbatimin e ligjit, dhe se vendimi është pjesë e marrëveshjeve Rama- Berisha, me dhjetra fije të nëndheshme.

“Dumani e paralajmëroi këtë që ndodhi sot, pasi la të kuptohet në intervistën e dhënë në Alban Dudushin në RTSH se ndonëse ka gjyqtarë që kanë kaluar vettingun, ata vijojnë të kenë qasje tw korruptuar. Nuk ka qenë vendim i papritur. Është vendim i pastër politik, pjesë e një marrëveshje me shumë fije mes Ramës dhe Berishës. Është qartazi një vendim i pastër politik. Gjyqtarja që dha vendimin ka vetëm 2 vjet si gjyqtare në GJKKO. Ajo është një gjyqtare që ka falë një person që pranoi akuzën për korrupsion, se ka marrë para, por ajo tha se nuk e dënoj dhe e liroi. Ata gjyqatrë që i dhanë vulën Berishës ishin të mirë, kur po këta gjyqtarë dënuan Salianjin deklaruan se ishin të Ramës.”, tha Gjikondi.

 /rtsh.al/