RTSH 24 Live

Politikë

Avokat Ramaj: Ja arsyet përse gjyqtarja vendosi ta lirojë Sali Berishën!

27/11/2024

Avokat Ramaj: Ja arsyet përse gjyqtarja vendosi ta lirojë Sali Berishën!

Avokati, Redi Rama ka dhënë disa nga arsyet se përse GJKKO-ja ka vendosur të ndryshoi masën për liderin e PD-se, Sali Berisha.

Në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1, avokati tha se për të marr këtë vendim nga gjyqtarja paraprake mund të ketë ndikuar dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese , që edhe pse nuk e goditi masën me “arrest shtëpie” , ka ndryshuar masën tjetër plotësuese-“atë për mos të dal nga Shqipëria.

Një nga arsyet përse gjyqtarja vendosi të lirojë Sali Berishës i është referuar disa kritereve. Së pari , kritereve që proceson Kodi i Procedurës Penale, që lidhen me rrezikshmërinë e individit , me mundësinë e tij për të ndikuar tek marrja e provave sepse është mbyllur hetimi. Zakonisht kur mbyllet hetimi , mbrojtja kërkon zëvendësimin e masës së sigurimit ose shuarjen e tyre.  Shto këtu, dhe faktin që Sali Berisha është një personalitet publik dhe lideri i opozitës dhe ka funksion publik. këto mund të jenë disa nga arsyet që kanë cacur gjyqtaren paraprake për të marr këtë ndryshim mase.

Avokati Rama shtoi më tej se, “  duhet të presim zbardhjen e vendimit të arsyetuar, mendoj se, për shkak se ka pasur disa kërkesa nga mbrojta e z. Berisha për të zëvendësuar masë, por mendoj se ka ndikuar dhe vendimi i Kushtetueses.  Vendim i cili edhe pse masën për detyrim paraqitje nuk e ka shpallur anti-kushtetuese ka shpallur masën tjetër plotësuese-atë për mos të dal nga Shqipëria.

/rtsh.al/