RTSH 24 Live

Politikë

Neza: Vendimi për lirimin e Berishës ishte korrigjim i masës së sigurisë

27/11/2024

Neza: Vendimi për lirimin e Berishës ishte korrigjim i masës së sigurisë

Analisti Sami Neza, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH deklaroi se kreu i PD-së, Sali Berisha nuk është liruar sot nga akuzat por nga masa e sigurisë.

Sipas tij,  Vendimi i GJKKO-s për lirimin e Berishës ishte korrigjim i masës së sigurisë dhe ka përcaktuar pavlefshmërinë në gjithë procesin kundër tij.

“Sot për Sali Berishën ka ndryshuar masa shtrënguese dhe ndërkohe procesi gjyqësor ndaj tij do të fillojë në mest të dhjetorit.  Por kjo sot ja vlen të shënohet si në një farë mënyrën ka përcaktuar gjithë pavlefshmërinë e gjithë procesit që është ndërtuar mbi Sali Berishën.

Unë vazhdon Neza, kam menduar që gjithë proceset që jan ngritur ndaj Sali Berishës janë pjesë e një skenari për të mbajtur Sali Berishën të izoluar nga politika dhe për ta mbajtur jashtë fushatës dhe mundësisht edhe jasht kandidimit në 2025.

/rtsh.al/