Erion Braçe e përshkroi buxhetin e ri të shtetit sipas parametrave të duhur, që e forcon ekonominë, por me pikëpyetjen e madhe të përdorimit
efektiv të tij nga qeveria.
Ai iu referua shëndetësisë si shembull për të treguar sesa shumë investohet, por pa kuptuar a shkojnë këto para për të përmirësuar sistemin dhe shërbimin. “Për shëndetësinë dhe shtyllën sociale do të shpenzohën vitin e ardshëm 760 milionë euro. Këto janë shumë. Sa përfitojnë nga këtoqytetarët realisht? Psh, shkurtimi i kohës së pritjes për të bërë një rezonancë magnetike, një skaner, një ekzaminim, një operacion në spital
vjen përmes këtyre parave apo radha do të vazhdojë të jetë po e njëjta? Kjo ndodh sepse nuk mjaftojnë paratë apo kjo ndodh se paraja publike nuk shpenzohet në mnëyrë efektive? Kjo është në dorë të ekzekutivit. Cili është efektiviteti i parasë publike? Kjo duhet të shqetesojë qeverinë.”- u shpreh Erion Braçe në emisionin “Pa Censurë”.
I pyetur nga gazetarja Elona Meço a është i kënaqur me financimin e bujqësisë, zoti Braçe ishte shumë i qartë në kritikën e tij për pamjaftueshmëri dhe politikën e gabuar aktuale të subvencioneve, për të cilën tha se ishte hartuar nga Arben Ahmetaj. “Nuk jam i kënaqur me
fondet për bujqësinë. Kur flas për bujqësinë, flas për prodhimin. Fondet janë 44 milionë euro, janë më shumë se një vit më parë, por janë të
pamjaftueshme për të financuar prodhimin bujqësor, blegtoral, bletarinë, peshkimin. Për bujqësinë nuk mund të kujtohesh, kur të vjen domatja në pjatë dhe të thuash se nuk është e pjekur, nuk është e mirë. Nazexhinjtë e politikës duhet të kuptojnë se bujqësia ka lidhje me tokën dhe toka që të japë, duhet t’i hedhësh. Tani, që për shkak të ndryshimeve klimatike me zjarre, përmbytje në Europë, është lënë bosh një pjesë e tregut, tani ishte momenti qe ne të paguanim për bujqësinë. Qeveria duhet të bëhet pjesë e financimit të prodhimit të bujkut dhe duhet të përmbyset skema e subvencionimit në bujqësi”- u shpreh zoti Braçe.
Ai bëri të qartë se nuk të paraqesë amendamente për ndryshimin e buxhetit, por një mesazh konkret e ka për qeverinë. “Për të përmirësuar
efektivitetin e parasë publike, nuk besoj që ka nevojë për amendime. Ka nevojë për qeverisje. Në çdo qelizë. “- theksoi Erion Braçe në emisionin “Pa Censurë, në RTSH, ku shpjegoi dhe 5 propozimet e tij për rishikimin e politikave kryesore në bujqësi, për pagat e të rinjve dhe strehimin
social.
Gazetare Elona Meço
/ rtsh.al /