Mbi 10 mijë shqiptarë nga të gjitha trevat kanë zhvilluar paradën e madhe kuq e zi në 112-vjetorin e Pavarësisë.
Në paradën ku u ekspozuan "rrënjët", historia dhe kultura shqiptare, parakaluan 350 grupe artistike nga 150 qytete të ndryshme, ku jetojnë shqiptarë, që nga Nju-Jorku, Brukseli, Çamëria, Kosova, arbëreshët e Italisë, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe e gjitha Shqipëria.
Me flamuj në duar, këngë e valle shqiptare, me veshje tradicionalë nga krahina të ndryshëm, shqiptarët ecën në paradën nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri të sheshi “Skënderbej”.
Tirana u kthye këtë 28 Nëntor, për të dytin vit radhazi, në kryeqendrën e festimeve të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë.
/rtsh.al/