RTSH 24 Live

Sociale

Operatori i Tiranës thirrje prindërve: Përdorni urgjencat pediatrike 24 orëshe gjatë festave

28/11/2024

Operatori i Tiranës thirrje prindërve: Përdorni urgjencat pediatrike 24 orëshe gjatë festave

Kurba e infeksioneve respiratore po rritet në vend dhe kjo sipas autoriteteve shëndetësore  do të vijojë edhe në javët në vijim. Fluksin më të madh të vizitave e mbajnë qendrat shëndetësore të Tiranës të cilat regjistruan javën e fundit  mbi 3000 infeksione .

Dyndja ndihet më shumë pranë pediatrisë së QSUT ku prindërit kërkojnë ndihmën e parë shpesh duke anashkaluar mjekun pediatër të lagjes për shkak të panikut nga një temperaturë e zgjatur.

Drejtori rajonal i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Tiranë, Lorenc Harshova kujton prindërit se gjatë këtyre ditëve të pushimit mund të shmangin radhët e QSUT duke përdorur 4 pikat e urgjencës pediatrike 24 orëshe.

Është ambulanca 6-ta që është në Kombinat, 7-ta në Laprakë, 10-ta tek Brryli. Po ashtu kemi dhe në Kamzë dhe në Vorë", tha Harshova.

Aktualisht qendrat shëndetësore në të gjithë vendin  po raportojnë mbi 12600 infeksione të regjistruara në një javë ku Tirana mban peshën më kryesore të këtij fluksi.

Gazetare: Sonila Mlloja 

/rtsh.al/