Edhe në 2 pallate të tjerë në Drithas të Maliqit, ka nisur puna për termoizolimin e tyre. Kjo punë vjen si faza e dytë e punimeve të projektit të financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për sistemin kapot, me qëllim përmirësimin e efiçencës së energjisë.
Kryetari i bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu bën me dije se veç termoizolimit, në Drithas do të kryhen edhe disa ndërhyrje të tjera për të përmirësuar kushtet e jetesës së banorëve.
“Jemi duke finalizuar një projekt tjetër në Drithas, me fondet e Bashkimit Europian për sisteminin e kanalit Rrekas që kalon në kufi të fshatit Rrekaz. Shpresojmë që pas këtij momenti të bëjmë dhe një rehabilitim të rrugëve të brendshme”, tha Topçiu.
Këto pallate të cilat i janë nënshtuar punimeve për termoizolimin, janë ndërtuar rreth 50 vite përpara dhe deri tani, në fasadën e tyre nuk janë bërë ndërhyrje, çka e bëri të nevojshme kryerjen e këtyre punimeve, edhe për anën estetike të tyre.
Gazetare: G. Sali
/rtsh.al/