RTSH 24 Live

Sociale

Rama në qendrën multifunksionale në Vlorë: Mikpresim ajkën e inovacionit në SHBA dhe Europë

28/11/2024

Rama në qendrën multifunksionale në Vlorë: Mikpresim ajkën e inovacionit në SHBA dhe Europë

Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të enjte (28 nëntor) punimet në kantierin e Qendrës Multifunksionale për Zhvillim Rajonal në Vlorë, së bashku kreybashkiakun Ermal Dredha, deputeti Bledi Çuçi si dhe drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

Rama u shpreh se kjo qendër do të shërbejë si një vatër teknologjike për ata që mund të zgjedhin Vlorën në të ardhmen.

“Ambicia është që të bëjmë një qendër teknologjike ku të kemi mundësi të mirëpresim një pjesë sado të vogël nga ajka e inovacionit në SHBA, në Evropë me kushtet e jashtëzakonshme që ka Vlora, që ka Shqipëria, por edhe me gjithë legjislacionin përkatës të parqeve teknologjike, duke e bërë këtë pjesë të instrumentit financiar të parqeve teknologjike që do të krijojë në pak kohë mundësinë që të jetë një vatër inovacioni dhe një vatër rinore për të rinj nga Shqipëria dhe nga të gjitha llojet e gjuhëve dhe të kontinenteve”, tha Rama.

Kjo qendër do të jetë një mjedis publik e teknologjisë dhe inovacionit, një habitat për start up-e, aktivitetet kulturore të ekonomike që do të gjenerojnë të ardhura nga projektet që bëjnë të mirëpresin të rinjtë nga Shqipëria rajoni duke bërë një dhe një të tillë. të re edhe zhvillim të turizmit në Vlorë

Godina 16- katëshe është menduar të ndërtohet sipas një arkitekture të veçantë, që kombinon më shumë ngjyrat e tij të Sheshit të Flamurit dhe të përdoret si një lidhje midis sheshit dhe zonave historike.

/rtsh.al/