RTSH 24 Live

Kulturë

Balkanika Folk Festival Kamza 2024" - Kryetari Suli mirëpret grupet artistike nga gjithë ballkani

14/09/2024

Balkanika Folk Festival Kamza 2024" - Kryetari Suli mirëpret grupet artistike nga gjithë ballkani

Balkanika Folk Festival këtë vit mbërrin në Kamëz.

Kryetari i Bashkisë Kamëz ka pritur në zyrën e tij përfaqësues të grupeve artistike nga 7 vende të ndryshme duke i falënderuar që janë bërë pjesë e festivalit duke sjellë traditën dhe kulturën e tyre në Shqipëri.

Kryetari Rakip Suli mirëpret grupet artistike nga gjithë Ballkan

“Ju falënderoj përzemërsisht për pjesëmarrjen tuja në  Balkanika Folk Festival.

Pjesëmarrja juaj i dha një tjetër energji bashkisë së Kamzës për shkëmbimin e eksperiencave mes shteteve, kulturës dhe zakoneve sepse shumë gjera na bashkojnë  se sa na ndajnë. 

Mbi 200 artist nga 7 vende te ndryshme do te jene pjese e Balkanika Folk Festival i cili zhvillohet në Kamëz.

Mes përfaqësuesve dhe Sulit janë shkëmbyer edhe dhurata qe simbolizojnë vendet nga ata vijnë dhe simbolet e Bashkisë Kamzë.

Përfaqësuesit e këtyre grupeve për RTSH kane treguar se janë të lumtur që janë pjesë e Balkanika Folk Festival.

Pjesë e këtij festivali do te jene Shqipëria, Kosova, Bullgaria Bosnje Hercegovina, Rumania, Maqedonia e veriut, Greqia dhe Turqia.

 

 

/rtsh.al/