Agim Baçi, në analizën e tij në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, lidhur me protestën e opozitës, u shpreh se dëmtimet e disa objekteve nëpër rrugë nuk duhet parë si dramë.
“Kjo është protestë e një partie opozite dhe është e ligjshme. Deklaratat më pas që bën Berisha se sot është dita e fundit etj., nuk bëjnë sens. S’mund të jetë kështu. Në një Tiranë me 1mln banorë, duhet të kesh aty të paktën 400 mijë qytetarë që të të mbështesin. Partitë nuk bëjnë dot ‘mos bindje civile’. Ato i bëjnë qytetarët. Dallova një protestë më agresive. Në një protestë ka rëndësi kauza, jo numri. Nëse arrin të bindësh gjysmën e Tiranës që të dalë e të mbështesë, kauza merr vlerë. Por kur proteston një parti politike nuk ka mos bindje civile. Rama e ka futur në kurth opozitën sepse ja ka faturuar opozitës. Rama ka problem protesta civile, por jo ato politike. Berisha e ekstremizon me qëllim protestën që ti mbledhë edhe forcat e tjera politike të opozitës rreth vetes.”, tha Baçi.