Zgjedhja e strukturave të reja drejtuese të partisë dhe të deleguarit e PS në 12 qarqet e vendit duket se janë disa nga çështjet më me interes në Asamblenë Kombëtare të PS që do të zhvillohet këtë të diel në Durrës.
Gazetarja e RTSH, Denada Shkodrani ndau detaje nga Asambleja, ku dhe ndodhet për të raportuar këtë event të rëndësishëm për socialistët.
Gazetarja Shkodrani bëri të ditur se do të jetë pikërisht kjo asamble që do të zgjedh të gjitha strukturat drejtuese të partisë që do të çojë socialistët në zgjedhjet e ardhshme të 2025.
Kryeministri Edi Rama, i cili do të mbajë dhe fjalën e tij hapëse në asamble, ka kërkuar rienergjizim të të gjithë strukturave të partisë ku të përfshihen edhe njerëz me vizion të ri dhe të ripërtërijë forcat e PS për ta çuar drejt zgjedhjeve të 2025.
“Nuk përjashtohen mundësoi për surpriza të tjera, ku mund të ketë emra që vijën për herë të parë dhe një rotacion të deleguarve të qarqeve”, tha Shkodrani.
Kryeministri Edi Rama kërkon angazhim të forcave specifike për zgjedhjet 2025, duke i dhënë një imazh të ri PS pas më shumë se 12 vitesh në pushtet.
/rtsh.al/