RTSH 24 Live

Muzikë

Artistja Zhuliana Jorganxhi përlotet në “Një natë sa një jetë”: Më mungon publiku shqiptar

05/05/2024

Artistja Zhuliana Jorganxhi përlotet në “Një natë sa një jetë”: Më mungon publiku shqiptar

Artistja e njohur Zhuliana Jorganxhi ka shprehur mirënjohjen e saj për të gjithë autorët e këngëve me të cilët ka bashkëpunuar përgjatë krijimtarisë së saj dhe veçanërisht festivaleve të Radio-Televizionit Shqiptar.

Duke folur nga Italia në emisionin “Një Natë sa një Jetë”, Jorganxhi u shpreh se asaj i mungon publiku shqiptar dhe Shqipëria.   

 “Më mungoni shumë! U jam shumë mirënjohëse gjithë publikut shqiptar dhe që po organizoni këtë mbrëmje për familjen time, u jam shumë mirënjohëse dhe u flas në emër të të gjithë familjes sime. 

Kanë qenë mbi 100 autorë që kanë bashkëpunuar me mua, të brezave të ndryshëm dhe unë u jam mirënjohëse dhe i falënderoj për besimin që patën ata të bashkëpunonin me mua. Më mungon shumë publiku, më mungojnë shumë autorët, më mungon Shqipëria”, u shpreh poetja dhe autorja e qindra teksteve poetike në festivalet e këngës në Radio Televizionit Shqiptar, Zhuliana Jorganxhi.

Emisioni “Një Natë sa një Jetë” në RTSH1 solli mbrëmjen e sotme historinë e familjes Jorganxhi dhe kontributin e saj për muzikën shqiptare.

/rtsh.al/