RTSH 24 Live

Muzikë

Fituesit e Fest 63, “Shkodra Elektronike” priten nga kryebashkiaku Beci

14 orë para

Fituesit e Fest 63, “Shkodra Elektronike” priten nga kryebashkiaku Beci

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka pritur të enjten (26 dhjetor) fituesit e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës, Betriçe Gjergjin dhe Kolë Lacën e grupit "Shkodra Elektronike".

Kryebashkiaku Beci uroi artistët dhe i garantoi mbështetje maksimale për pjesëmarrjen e tyre në Eurovision, eventi mbareuropian i muzikës që do të mbahet në muajin maj në Bazel të Zvicrës.

"Shkodra Elektronike" dhe kënga “Zjerm” fituan zemrat e publikut shqiptar netët e 19 deri 22 dhjetorit, kur në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet u mbajt Festivali i Këngës në RTSH.

Grupi u krijua në vitin 2018 me ambicien për të sjellë sjellë revolucion në muzikën shqiptare.

/RTSH/