RTSH 24 Live

Sociale

Aborti dhe medikamentet farmaceutikë, mjekët ngrenë alarmin e përdorimit të tabletave pa recetë

17/06/2024

Aborti dhe medikamentet farmaceutikë, mjekët ngrenë alarmin e përdorimit të tabletave pa recetë

Medikamentet mjekësore që shiten në farmaci për të parandaluar zhvillimin e një shtatzanie të padëshiruar për mjekët obstetër-gjinekolog, është kthyer në shqetësim pasi sikundër pohojnë po përdoren gjerësisht nga vajzat të grupmoshës 18-24 vjeç.

Ndonëse shkalla e ndërgjegjësimit është rritur ndjeshëm dhe përdorimi i kontraceptivëve gjithashtu, shef i repartit të obstetrikës në spitalin e Elbasanit, Olgert Alla thotë se përdorimi pa u konsultuar më parë te specialisti i tabletave të urgjencës mbart efekte negative për shëndetin.

“Moshat e reja janë ato që kryejnë abortin m shpesh. Nuk ka rritje në numër pasi tashmë të rejat janë të informuara. Tabletat e urgjencës janë vetëm për raste shumë të rralla. Kanë sasi të mëdha hormonesh të cilat ndikojnë keq në shëndetin e gruas”, tha mjeku.

Sakaq psikologia Diola Malasi shprehet se aborti godet pjesën neuro-emocionale duke kaluar ne trauma dhe ankth. Pjesa më e madhe e vajzave që kryejnë procedurën e abortit janë nga zona rurale ose të abuzuara seksualisht.

Ndërkohë ndërprerja e shtatzanisë për shkak të gjinisë është minimizuar ndjeshëm krahasuar me  vitet e shkuara.

/rtsh.al/