RTSH 24 Live

Aktualitet

39-vjeçari në Fier godet me thikë 23-vjeçarin, i riu humb jetën në spital

05/07/2024

39-vjeçari në Fier godet me thikë 23-vjeçarin, i riu humb jetën në spital

Një i ri ka humbur jetën në Fier mbrëmjen e kësaj të premte (5 korrik), pasi u godit me thikë nga një 39-vjeçar.

Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua në rrugën “Ramiz Artanitasi, ku 39-vjeçari dhe 23-vjeçari u përfshinë në një konflikt për motive të dobëta.

I riu mori plagë të rënda, ndërsa fatkeqësisht humbi jetën në spital. 39-vjeçari është shoqëruar  në polici, teksa vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/