RTSH 24 Live

Sociale

"Urdhri i Mjekut", Koçiu: Regjistër elektronik për mjekët që punojnë në publik e privat

01/08/2024

"Urdhri i Mjekut", Koçiu: Regjistër elektronik për mjekët që punojnë në publik e privat

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, foli nga Kryeministria për vendimet e Këshillit të Ministrave, nga ku bëri me dije se janë miratuar disa ndryshime në Ligjin për “Urdhrin e Mjekut” që sipas saj do të risin transparencën dhe do të ofrojnë një shërbim të përmirësuar për mjekët që ushtrojnë profesionin e tyre si në sektorin shtetëror dhe atë privat.

Në vazhdën e angazhimeve dhe të propozimeve që mori qeverija, tha ministrja, garantojnë cilësi në strukturat shëndetësore.

Ministrja Koçiu tha se pas konsultimi të gjerë të praktikave ndërkombëtare, miratuam një ndryshim për ligjin e “Urdhrit të Mjekut në Republikën e Shqipërisë.

Ku qëllimi kryesor i këtyre ndryshimeve të propozuara ka të bëjë me interesin primar të qytetarëve për garancinë e shërbimit në strukturat shëndetësore për gjithë pacientët që i drejtohet strukturave publike shëndetësore.

Dua ta theksoi që atë angazhim që kemi marr për garantuar dhe siguruar  një balancë mestë interesit primar të qytetarëve dhe interesit të mjekëve dhe strukturave publike shëndetësore është shmangia sa më shumë e mundur e konfliktit të interesit në rastin e çdo profesionisti të mjekësisë që punon në strukturat shëndetësore publike”.

Kociu u shpreh se ndryshimet që u miratuan sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në ligjin për “Urdhrin e Mjekut” konsistojnë në bërjen publike dhe transparente të informacionit për të gjithë profesionistët e shëndetësisë që punojnë në strukturat [publike dhe sa i përket angazhimeve të tyre dhe private.

Ndërkohë një tjetër ndryshim i rëndësishëm, tha Koçiu, është miratimi i një regjistri elektronik publik që do të garantojë më shumë transparencë për profesionistët e shëndetësisë që punojnë në strukturat publike shëndetësore lidhur dhe me angazhimet private.

Nga ana tjetër kemi vendosur dhe një tavë të orëve të punës për të cilat një mjek që angazhohet në sektorin publik mund të angazhohet dhe në atë privat”.

Ministrja ka bërë publike dhe masat disiplinore dhe strukturat përkatëse të cilat do të rregullojnë veprimtarinë e gjithë profesionistëve që punojnë në sektorin publik.

Të gjithë këto ndryshime, theksoji ministrja  vijnë në vazhdën e reformës më të rëndësishme që është ajo e autonomisë spitalore. 

Një reformë që do të ndryshojë tërësisht mënyrën e shërbimit të ofrimit të kujdesit shëndetësorë duke sjell më cilësisht shërbimin dhe do përmirësojnë mirë menaxhimin e spitaleve dhe profesionistëve të shëndetësisë”.

/rtsh.al/