Kësaj here “Një kafe me RTSH” u zhvendos në zonat rurale të vendit për të marrë mendimin e banorëve atje mbi preferencat që ata kanë për programacionin në RTSH.
Filmat, telenovelat, programet që trajtojnë çështjet e bujqësisë mbeten më të preferuarat.
Ata kërkojnë gjithashtu më shumë fokus në promovimin e punës tek brezi i ri dhe më pak politikë.
“Në RTSh më ka pëlqyer gjithmonë që kur isha i vogël filmat, hapësirë e blertë më pëlqen shumë”, u shpreh një qytetar
“E ndjekim me shumë kënaqësi RTSH ka qenë i pari dhe do mbetet i pari”, u shpreh një tjetër qytetar.
“Në RTSh ndjek filma, sportin jep shumë programe të mira”, tha një qytetar.
“Më shumë programe qejfi pa hyrë tek politika”, tha një tjetër qytetar.
Ndër sugjerimet kryesore rezultuan emisionet me fokus sektorin e bujqësisë.
“Më shumë janë programet ku flitet për plehrat kimike, plugimet, rritjen e naftës. Duam më shumë programe për bujqësinë”, tha një fermer.
/RTSH/