RTSH 24 Live

Art

“Mes dy botëve", sot në mbrëmje emisioni më i ri në RTSH nga Helidon Haliti

30/11/2023

“Mes dy botëve", sot në mbrëmje emisioni më i ri në RTSH nga Helidon Haliti

Starton të enjten në mbrëmje emisioni me i ri në Radiotelevizionin Shqiptar, “Mes dy botëve”, nga piktori i mirënjohur dhe Mjeshtri i Madh, Helidon Haliti.

Emisioni do të përfshijë emra të njohur dhe të panjohur nga fusha e artit, kulturës dhe jo vetëm. Ai do të zhvillohet në studion e piktorit, si një ndërthurje mes fjalës dhe imazhit.

Emisioni “Mes dy botëve” nga Helidon Haliti do të transmetohet çdo të enjte në orën 19:00 në RTSH 1. 

Gazetare: Katerina Kule 

/ rtsh /