Më 2 nëntor në Tiranë do të zhvillohet edicioni i 14-të i AllWeb, “Konferenca e Marketingut Dixhital” në Shqipëri. Me një qasje të re orientuar në tregjet rajonale, biznesi dhe shoqëria jonë ka nevojë të trajtojë temën e digjitalizimit pasi ai nuk po bëhet thjesht pjesë e rëndësishme e jetës sonë, por është një nga fushat më të rëndësishme të së ardhmes.
Për të folur më gjerë se çfarë është All Web i ftuar në “Kape Ditën” janë Eni Muça dhe Griselda Dervishi. Të cilat theksuan se bota e digjitalizimit është e ardhmja e biznesit dhe jo vetëm por edhe e shoqërisë.
“Biznes magazinë ka qenë si një projekt, si revistë online, digjitale. Është revista e parë e biznesit inovacionit në Shqipëri në mënyrë që të prekim bizneset që duan të jenë pjesë e digjitalizimit. All Web e ka sjell biznes magazinë në Tiranë në fakt është nga Maqedonia. Të përfaqësojmë teknologjinë për të sjellë frymën europiane sepse po evoluon çdo ditë. Këtë vit kemi në fokus AI gjeneruese. Mund të keni produktin më të mirë të botës dhe është e nevojshme që marketingu dhe produkti të shkojnë bashkë. Që ka nga gjeneza synimi ka qenë pjesa digjitale”, tha Emi Muca.
Konferenca do të bashkojë ekspertë nga sektorë të ndryshëm, përfshirë komunikimin, marketingun dhe teknologjinë, duke ndikuar ndjeshëm në ekonominë e tregut digjital dhe në skenën e përgjithshme të biznesit në Shqipëri.
Mëngjesi në Radio Tirana 1 fillon me “Kape Ditën”, emision të cilin mund ta ndiqni në frekuencat 99.5 Mhz. Programi radiofonik përcjell informacionet më të nevojshme për mëngjesin.
/rtsh.al/