RTSH 24 Live

Teknologji

Dita Ndërkombëtare e GIS apo e Sistemeve Gjeografike të Informacionit

20/11/2024

Dita Ndërkombëtare e GIS apo e Sistemeve Gjeografike të Informacionit

Aftësitë e GIS‐it (Sistemeve Gjeografike të Informacionit) nëpërmjet shqyrtimit të teknikave kryesore që përdoren në bazën e të dhënave hapësinore nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor synojnë të nxisin kërkimin shkencor edhe përtej dyerve të universitetit.

Për këtë u zhvillua një aktivitet në ambientet e Fakultetit të Histori-Filologjisë, i cili ka të bëjë edhe me finalizimin e një marrëveshjeje, me qëllim gjithëpërfshirjen.

"Është pikërisht miratimi i këtyre standardeve, që kjo platformë të jetë sa më afër realitet dhe sa më i përdorshëm nga të gjithë. Përdorimi i të dhënave gjeohapësinore është falas për të gjithë. Të dhënat do i vendosen në dispozicion edhe studentëve," u shpreh Vilma Tomço nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor.

Të dhënat nga autoriteti shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor gjejnë përdorim për analiza të thelluara, duke përdorur infrastrukturën e Departamentit të Gjeografisë në Universitetin e Tiranës.

"Në thelb të këtij forumi është teknologjia e gjeoinformacionit, e gjithë infrastruktura kërkimore shkencore që Departamenti i Gjeografisë ofron. Po ashtu edhe Universiteti i Tiranës, në dobi të vendimmarrjes së institucioneve publike, në dobi të nevojave që mund të kenë bizneset, shoqatat e ndryshme. Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, me formatin 'open source data' është një portal që mirëpret kontributet që mund t'i vijnë nga akademia, biznesi apo nga institucione të tjera për të pasuruar periudhë pas periudhe të gjithë geoinformacionin hapësinor që ka vendi ynë," tha Sonila Sinjari, drejtuese e Departamentit të Gjeografisë.

Ndërkaq, një vendim i vitit 2019 nga Këshilli i Ministrave detyron institucionet e vendimmarrjes vendore, si dhe ato lokale, të kërkojnë shërbime nga universiteti.

Gazetare: E. Hasanbelli

/rtsh.al/