RTSH 24 Live

Botë

NATO: Sulmet e fundit ruse nuk do të pengojnë mbështetjen për Ukrainën

6 orë para

NATO: Sulmet e fundit ruse nuk do të pengojnë mbështetjen për Ukrainën

NATO ka reaguar pas përdorimit të një lloji të ri raketash balistike mbi Ukrainën, duke deklaruar se veprimet e Moskës nuk do të ndryshojë rrjedhën e konfliktit.

Zëdhënësja e aleancës, Farah Dakhlallah, tha se veprimet e Rusisë nuk do t' i pengojë aleatët e Ukrainës në NATO të mbështesin Kievin.

Sipas saj, Rusia po përpiqet të "terrorizojë" civilët dhe të frikësojë aleatët e Ukrainës duke përdorur raketën balistike me rreze të ndërmjetme.

"Kjo nuk do të ndryshojë as rrjedhën e konfliktit dhe as nuk i pengon aleatët e NATOS të mbështesin Ukrainën," tha ajo.

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente në Bruksel javën e ardhshme, të nxitura nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës. Takimi i Këshillit NATO-Ukrainë do të zhvillohet të martën dhe vjen pas një kërkese nga Kievi.

Këshilli, i formuar në korrik 2023, është një organ i përbashkët midis anëtarëve të NATOS dhe Ukrainës i cili vepron si një "mekanizëm konsultimi për krizat".

/rtsh.al/