Zyrtarët e Koresë së Veriut kanë mbërritur në qytetin port të Mariupolit të pushtuar nga Rusia. Referuar burimeve nga qarqet e sigurisë ukrainase, CNN transmeton se qëllimi i vizitës së tyre ishte i paqartë, tha burimi, duke shtuar se ata mbanin uniforma ruse. Ardhja e tyre zgjeron praninë e aleatit rus përgjatë vijës së frontit.
Trupat e Koresë së Veriut në Mariupol mbeten të shkëputura nga njësitë ruse të cilave u ka ardhur në ndihmë trupave ruse.
Sipas burimeve të ukrainasve, koreano-veriorët mbahen të ndarë nga trupat ruse – me banesat e tyre dhe ushqimin.
Rreth 11 mijë trupa të Koresë së Veriut janë dislokuar në rajonin Kursk të Rusisë, ku Ukraina mban territorin pas një kundërofensive të papritur në verë.
Lëshimi raketës balistike me rreze të mesme nga Rusia të enjten ishte një përgjigje ndaj “vendimeve të pamatura” të vendeve perëndimore në furnizimin me armë në Kiev.
“Mesazhi kryesor është se vendimet dhe veprimet e pamatura të vendeve perëndimore që prodhojnë raketa, i furnizojnë ato në Ukrainë dhe më pas marrin pjesë në sulmet në territorin rus nuk mund të mbeten pa një reagim nga pala ruse”, tha të premten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Ai shtoi se Moska "do të preferonte" që Uashingtoni të dëgjonte paralajmërimin e presidentit rus Vladimir Putin në Forumin e Kulturave të Bashkuara në Shën Petersburg, mbajtur në muajin shtator, kur ai paralajmëroi aleatët e Kievit që të mos lejojnë përdorimin e armëve të tyre kundër Rusisë.
/rtsh.al/