RTSH 24 Live

Ekonomi

KESH do të ndërtojë central fotovoltaik në Zadejë

31/10/2024

KESH do të ndërtojë central fotovoltaik në Zadejë

Një tjetër central prodhimi i energjisë elektrike fotovolatike do të ndërtohet në digën e Zadejës në Vaun e Dejës, njoftoi Korporata Elektroenergjitike Shqiptare.

Kapaciteti i instaluar do të jetë 8.25 MW, ndërsa koha për ndërtimin dhe pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit do të jetë brenda 36 muajve. Afati i operimit do të jetë për 49 vjet.

Sipas ligjit KESH do t’i japë falas, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit.

/ rtsh.al /