RTSH 24 Live

Aktualitet

Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Përlleshin

6 orë para

Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani  “arrest në burg” për Mario Përlleshin

Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Mario Perlleshaj, autorin e vrasjes së bashkëmoshatarit, 14 -vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli”.

Ndryshe nga referimi policisë për ngjarjen ku e akuzoi të miturin  për vrasje me dashje, organi i akuzës e ka riklasifikuar krimin, duke kërkuar në gjykatë masën “arrest me burg për akuzën e "vrasjes në rrethana cilësuese ndaj të miturit ", si edhe "mbajtje pa leje të armëve të ftohta".

Seanca për masën e sigurisë u zhvillua në ambientet e spitalit, ku ndodhet Përlleshi, i cili mbeti i plagosur pas sherrit.

Ngjarja tragjike ndodhi më 19 nëntor në afërsi të shkollës "Fan Noli”, ku tre të mitur u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe si pasojë e plagëve të marra me thikë, 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën në Spitalin e Traumës.

Ngjarja e fundit që ka tronditur jo pak opinionin publik bëri bashkë një ditë më parë (21 nëntor) prindër, qytetarë, të rinj e të reja, miq e shokë të 14 -vjeçarit në një marshim drejt Ministrisë së Arsimit në shenjë proteste për më shumë siguri për fëmijët. 

Ndërkohë qeveria shqiptare do të nisë një diskutim të gjerë publik lidhur me mundësinë e mbylljes së platformave TikTok dhe Snapchat ose për vendosjen e një kufizimi moshe për përdorimin e rrjeteve sociale.

/rtsh.al/