Një 43-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Dojan të Tropojës. Ngjarja u regjistrua rreth orës 13:40 të kësaj të premte (22 nëntor), në një lokal në fshat ku 43-vjeçari, sipas policisë, është qëlluar për vdekje nga një 35-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta mes tyre.
Autori është larguar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të Kukësit, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
/rtsh.al/