RTSH 24 Live

Aktualitet

U arrestuan për masakrën e Dobraçit, rikthehen në liri 4 efektivët e Forcave Shqiponja

6 orë para

U arrestuan për masakrën e Dobraçit, rikthehen në liri 4 efektivët e Forcave Shqiponja

Katër efektivë të Forcave Shqiponja në policinë e Shkodrës janë rikthyer në liri pasi u arrestuan nga Agjensi së Mbikqyrjes Policore me 20 nëntor, me akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me ngjarjen e Dobraçit, ku humbën jetën 4 persona.

Gjykata e Shkodrës ka zbutur masën e sigurisë, duke i kaluar vetëm në “Detyrim paraqitje”, “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim nga detyra”.

Efektivët Marta Martini, Blerim Kurmetaj, Viktor Logu dhe Juljan Sterkaj, akuzohen për shpërdorim detyre, pasi dyshohen se nuk ndaluan personin e tretë që ndodhej në makinë me dy shënjestrat e atentatit Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Identiteti i personit të tretë mbetet mister, ndërsa ka dyshime se është i shumëkërkuari Ibrahim Lici por deri tani, policia nuk ka dhënë asnjë version.

Lidhur me ngjarjen e rëndë janë shoqëruar dhjetëra persona por ende policia e Shkodrës nuk ka arritur të identifikojë autorët e kësaj ngjarje të rëndë, e cila tronditi opinionin publik.

/rtsh/