RTSH 24 Live

Teknologji

Bashkimi Europian gjobit Metën me 798 milionë euro

14/11/2024

Bashkimi Europian gjobit Metën me 798 milionë euro

Bashkimi Europian ka gjobitur Meta Platforms me 798 milion euro për shkeljen e ligjit të konkurrencës lidhur me shërbimin e saj online të reklamave të klasifikuara Facebook Marketplace.

Komisioni Europian tha se shërbimet alternative të reklamave të klasifikuara ishin përballur me "kushte të padrejta tregtare", duke e bërë më të vështirë për ta të konkurrojnë. Përveç gjobës, ajo ka urdhëruar Metën që të mos i vendosë më këto kushte shërbimeve të tjera.

Meta hodhi poshtë përfundimet e Komisionit dhe tha se do të apelojë vendimin.

Kreu i antitrustit të BE-së Margrethe Vestager tha se Facebook kishte penguar ofruesit e tjerë të shërbimeve të reklamave të klasifikuara online.

"Ky veprim u bë në mënyrë që të përfitonte shërbimi i vet Facebook Marketplace, duke i dhënë kështu avantazhe në krahasim me ofruesit e tjerë të shërbimeve të reklamave të klasifikuara në internet," tha Komisioni Europian.

Vendimi është rezultat i një hetimi të cilin Komisioni e hapi në vitin 2021, pasi rivalët e Metës u ankuan se Facebook Marketplace i ishte dhënë një avantazh i padrejtë./ BBC

/rtsh.al/