RTSH 24 Live

Kulturë

"Junior Fest Albania 2024", 18 finalistët u njohën me radhën e interpretimit

14/09/2024

"Junior Fest Albania 2024", 18 finalistët u njohën me radhën e interpretimit

18 finalistët e Junior Fest Albania 2024 nëpërmjet hedhjes së shortit sipas rendit alfabetik mësuan radhën e interpretimit në natën finale e cila do të mbahet më 27 shtator.

Drejtoresha artistike, Migena Kraja u shpreh se ky vit ka pasur prurje muzikore shumë të mira dhe aplikimet kanë qenë të shumta, mirëpo vetëm 18 prej tyre u përzgjodhën për natën finale, ndërsa një prej tyre do  na përfaqësojë në Junior Eurovision 2024 i cili këtë vit do të mbahet në 16 nëntor në Madrid.

Këngët janë shumë të bukura, e rëndësishme është që fëmijët të interpretojnë pa emocione dhe ta shijojnë këtë eksperiencë”, tha Kraja.

Drejtori Muzikor Klodian Qafoku inkurajoi artistët e vegjël ta shijojnë deri në fund spektaklin i cili i dedikohet atyre.

Uroj që secili ta marri këtë festival si një festë. Të gëzoni pasi është vërtet një festë e këngës për fëmijë”, u shpreh Qafoku.

 “Ti lulëzon’ do të jetë slogani i Junior Fest Albania 2024.

Junior Fest Albania është ekskluzivitet i Radio Televizionit Shqiptar, teksa prej vitesh ka nxjerrë në skenë të rinj të talentuar, edhe këtë vit ky festival i cili kryefjalë ka këngën premton një mbrëmje magjike plot surpriza.

Gazetare: Katerina Kule

/rtsh.al/