RTSH 24 Live

Aktualitet

Zjarret në automjete, specialistët apelojnë për pajisjen me mjete fikëse

6 orë para

Zjarret në automjete, specialistët apelojnë për pajisjen me mjete fikëse

Kohët e fundit në qarkun e Gjirokastrës janë regjistruar disa zjarre në automjete, ndërsa udhëtonin në rrugët kombëtare.

Dy makina janë shkrumbuar për shkak të flakëve të zjarrit në segmentet Kardhiq–Delvinë dhe Këlcyrë–Përmet.

Shefja e shërbimit zjarrfikës, Aurela Cani, apelon që krahas kontrolleve të vazhdueshme teknike, automjetet të disponojnë edhe pajisjet për fikjen e zjarreve.

"Vitet e fundit statistikat tregojnë që ne kemi pasur një numër të madh zjarresh në automjete. Shkak i rënies së këtyre zjarreve ka qenë tejnxehja dhe problemi që ka pasur partikulari. U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve, që të jenë të pajisur me fikëse zjarri në mjetet e tyre për të kapur një zjarr ose një vatër të vogël zjarri në momentet e para, sepse kur zjarri kapet në fillim nuk është e nevojshme ndërhyrja nga ana e shërbimit zjarrfikës," thotë znj. Cani.

Cani ndër të tjera shtoi se përdorimi i bombolave të gazit nga bizneset apo familjarët, kryesisht të moshave të treta, përbën rrezik, pasi javët e fundit janë shkaktuar incidente.

"T'i bëjnë mbushjet e bombolave në pikat e certifikuara të gazit," këshillon shefja e shërbimit zjarrfikës.

Gjatë këtyre dy muajve, efektivët zjarrfikës në Gjirokastër kanë ndërhyrë në 12 raste për shuarjen e zjarreve në banesa dhe biznese.

/rtsh.al/