RTSH 24 Live

Aktualitet

Aksidenti në Lezhë-Shëngjin, shkon në 2 numri i viktimave, ndërron jetë te Trauma 40-vjeçarja

4 orë para

Aksidenti në Lezhë-Shëngjin, shkon në 2 numri i viktimave, ndërron jetë te Trauma 40-vjeçarja

Rritet bilanci i viktimave të aksidentit të regjistruar një ditë më parë në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Sipas informacioneve siguruar nga RTSH, mësohet se ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës ku ishte shtruar në gjendje të rëndë, edhe 40-vjeçarja Zhaklina Hysa, bashkëshortja e 30-vjeçarit Paulin Zefi. Ky i fundit humbi jetën ditën e djeshme (12 shkurt) në vendngjarje.

Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit shtetasin Xh.D 25-vjeç, i cili po merr mjekim në spital. Ndaj tij është ngritur akuza “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen.

Nga veprimet paraprake të policisë dyshohet se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i “Audit” i cili po lëvizte me shpejtësi, duke sjellë dhe përplasjen e fortë me kamionin, por do të jetë akti i ekspertimit i cili do të zbardhë shkaqet e vërteta të ngjarjes.

/rtsh.al/